VV s’i ka numrat, s’e qesin në votim propozimin për Kryeparlamentarin

16:01 | 21 Prill 2025
matematika-e-gabuar/-deputeti-i-vv-se-insiston-se-i-kane-63-vota-ne-kuvend,-opozita-thote-se-kurti-nuk-i-ka-numrat

Ka dështuar sërish seanca për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Deputeti Glauk Konjufca nuk e bëri fare propozimin për Kryeparlamentarin, ndërsa kërkoi kohë shtesë, pasi siç deklaroi ai partitë politike janë deklaruar se janë me qëndrime të njëjta lidhur me votimin për emrin e Albulena Haxhiut Kryeparlamentare.

“Ne kemi emrin e njëjtë, Albulena Haxhiun. Kemi parë që kanë deklaruar se do të kishin qëndrimin e njëjtë. Mendoj se kjo situatë politike nuk mund të zgjidhet përveç me një marrëveshje politike, ashtu siç votohen nënkryetarët ashtu do të duhej të votohej edhe kryetari i Kuvendit”.

“Kërkojmë kohë shtesë që të mos përsëritet situata e njëjtë.”, tha Konjufca para deputetëve.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari shtyu seancën për të mërkurën në ora 10:00.

Në Kuvend të pranishëm ishin 117 deputetë.

Komento: