VV vazhdon ta mbajë ulësen e 52-të, lufton edhe për një – PDK mbetet me 22 deputetë

23:35 | 15 Qershor 2026
vv-vazhdon-ta-mbaje-ulesen-e-52-te,-lufton-edhe-per-nje-–-pdk-mbetet-me-22-deputete

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon “ta mbajë” ulësen e 52’të, teksa numërimi i votave të diasporës po vazhdon.

Votat me postë ishin ato që e bënë ndryshimin, ku PDK nga 23 deputetë që kishte, ra në 22.

PDK arriti ta kthente ulësen për pak kohë, mirëpo VV e siguroi sërish. Tani kjo parti po shpreson ta sigurojë edhe ulësen e 53’të.

LDK vazhdon t’i ketë 19 ulëse, ndërsa AAK shtatë.

Deri tash janë procesuar 93.03% e votave.

Ndryshe, zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka deklaruar sot se certifikimi i rezultateve mund të bëhet edhe para 6 korrikut, datë që është caktuar si afat nga KQZ.

Komento: