VV’ja s’ndryshon mendjen për Trustin, Muja: Tërheqja e parave krijon një precedent të rrezikshëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

VV’ja s’ndryshon mendjen për Trustin, Muja: Tërheqja e parave krijon një precedent të rrezikshëm

20:15 | 08 Korrik 2022

Qytarët e Kosovës që një kohë të gjatë po kërkojnë tërheqjen e mjeteve nga trusti.

Deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherit kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Armend Muja, ka thënë se tërheqja e mjeteve nga Trusti do të krijonte një precedent të rrezikshëm.

Muja thotë se tërheqja e këtyre mjeteve do të shkatërronte skemën pensionale të Kosovës dhe se LVV-ja nuk do të ndryshojë qëndrimin sa i përket Trustit.

“Nuk do të ketë ndryshim të qëndrimit. Këtë qëndrim e kemi marr në vitin 2020 edhe kur ka qenë tërheqja e parë edhe e dyta, pikërisht me këto arsyetime, se në rast se krijohet mundësia, hapet dritarja që të tërhiqet njëherë ajo krijohet një precedent i rrezikshëm, i cili në tërësi e shkatërron skemën pensionale të Kosovës. Skema pensionale e Kosovës i ka dy shtylla.

Një pensionist e ka shtyllën 0, që normalisht qeveria i jep minimalisht 100 euro për ta luftuar varfërinë dhe kursimet e tij në fondin pensional për ta krijuar një pagesë për ta jetuar një pleqëri normale, gjë që nuk ka ndodhur në Kosovë, pasi në të kaluarën fondi jonë pensional është vjedhur nga Serbia, kurse një pjesë e tyre s’kanë kursyer mjaftueshëm dhe për pasojë sot ke shtresa mbi 240 mijë pensionistë që sot jetojnë keq. Kursimi është detyrim nuk është opsionale”, ka thënë Muja.

Muja theksoi se propozimi për tërheqjen e mjeteve nga Trusti ka ardhur me argumentin se mjetet do t’i ndihmojnë qytetarëve, mirëpo ai pyet se cilës kategori?

“Nëse thonë që kjo po bëhet për t’iu ndihmuar qytetarëve, çështja është cilës kategori? Propozimi si i tillë kur ka ardhur, ka qenë i dizajnuar me këto klishe që po i ndihmon qytetarëve. Kur e kemi marr dhe e kemi studiu propozimin, ideja ka qenë që në fakt Kosova i ka 1.2 milionë njerëz të aftë për punë, nga të cilët gjysma e tyre kanë një llogari në Trust. Gjysma prej tyre nuk kanë. Pesë përqindëshi i popullsisë mund të tërheq diçka dhe mund të ketë një domethënie të shpenzimeve të tyre. Në vitin 2020, kur u bë tërheqja e pareve, ishte një kontekst i vështirë në atë kohë, sepse kishte tkurrje ekonomike, rënie të vendeve të punës”, tha ai për Telegrafin.

Muja po ashtu shpjegoi se shpenzimi i mjeteve të Trustit do të përkeqësojë situatën e inflacionit në vend.

Ai gjithashtu theksoi se sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nga muaji janar i këtij viti inflacioni është rritur për 9 për qind.

Komento: