Walker injoron Thaçin, nuk ia jep dorën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Walker injoron Thaçin, nuk ia jep dorën

17:30 | 15 Janar 2020

Walker nuk ia jep dorën Thaçit, çka ndodhi mes tyre?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot është gjendur në një moment të sikletshëm derisa nuk ka arritur t’ia shtrëngojë dorën ish-ambasadorit të OSBE-së, William Walker.

Në një video që po qarkullon në rrjetet sociale, Thaçi shihet teksa provon t’ia jap dorën Walkerit, megjithatë ky i fundit nuk ia shtrëngon dhe vazhdon flet.

Merret vesh se kjo ka ndodhur në një restorant, derisa Thaçi bashkë me Walker, Metën e Pacollin po bëheshin gati për t’u nisur drejt Reçakut.

Walker në dorën e tij mbante një libër që dikush ia kishte dhuruar e në të cilën me shumë gjasë flitet për të bëmat e Serbisë në Kosovë.

Ndryshe Walker është një kritik i presidentit Hashim Thaçi.

Komento: