Werder Bremen jep lajmin e shumëpritur për Rashicën

15:04 | 10 Korrik 2020

Rashica nuk do të jetë në Ëerder Bremen në sezonin tjetër.

Milot Rashica do të largohet nga Ëerder Bremen këtë verë.

Vetë skuadra gjermane ka konfirmuar një gjë të tillë, përmes drejtorit të tyre sportiv, Frank Baumann.

“Ka lëvizje dhe bisedime me një klub, por gjithashtu ka interesim edhe nga klubet tjera. Duhet të pranojmë se Miloti nuk do të luajë me ne sezonin e ardhshëm, por ne nuk kemi nevojë ta shesim nën çmimin e tij”, ka deklaruar Baumann.

E ardhmja e Rashicës pritet të jetë në Bundesligë, ku interesim ka shprehur te RB Leipzig, ndërsa ditëve të fundit në garë ka hyrë edhe Milan.

Rashica këtë sezon në Bundesligë ka shënuar tetë gola.

Komento: