Werder Bremen tregon të vërtetën rreth Rashicës nëse ka pasur ndonjë ofertë

15:24 | 29 Maj 2020

Werder Bremen: Asnjë ekip nuk na ka kontaktuar për Rashicën.

Emri i Milot Rashicës po përmendet gjithnjë e më shumë në mediat evropiane, për një transferim të mundshëm në një klub të madh gjatë kësaj vere.

Skuadra si Liverpool, Borussia Dortmund, Leipzig apo edhe Napoli janë të interesuara për shërbimet e yllit të përfaqësueses së Kosovës, i cili ka një kontratë deri në 30 qershor të vitit 2022 me Werder Bremen dhe vlerësohet rreth 35 milionë euro nga klubi bardhjeshil.

Megjithatë pavarësisht zërave të merkatos rreth Rashicës menaxheri i klubit nga Weser Stadion, ish-futbollisti Frank Bauman në një intervistë ka nënvizuar se asnjë klub nuk ka trokitur në derën e Werder Bremen për të biseduar rreth blerjes së kartonit të Milot Rashicës.

“Nuk ka pasur kontakte me asnjë klub. Askush nuk na ka kontaktuar, nuk ka asgjë specifike për çështjen në fjalë”, ishte deklarata e tij rreth Rashicës i cili është padyshim ylli i Werder Bremen dhe tek i cili varen thuajse të gjitha shpresat e kësaj skuadre për mbijetesën në elitën e futbollit gjerman.

Në këtë sezon 23-vjeçari kosovar është aktivizuar në 23 takime me Werder Bremen dhe ka arritur të realizojë 7 gola.

Komento: