Werner – Liverpool, ky është lajmi i fundit

19:58 | 25 Maj 2020

Klopp sot ka zhvilluar një takim virtual me Timo Werner.

Jurgen Klopp zhvilloi një “takim virtual” me Timo Ëerner gjatë Pashkëve për të diskutuar një transferim te Liverpool.

Liderët e Premierligës janë të dëshpëruar për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit të RB Leipzig, që ka mahnitur këtë sezon.

Ëerner, 24 vjeç, ka shënuar 30 gola në 38 paraqitje për skuadrën e Bundesligës tashmë, transmeton lajmi.

Kjo përfshin edhe het-trikun e fundit kundër Mainz këtë fundjavë, duke impresionuar edhe më shumë trajnerin gjerman.

Sipas ekspertit të futbollit gjerman Raphael Honigstein, Klopp mbajti takim virtual me Ëerner ndërsa u përpoq të bindte sulmuesin që të bënte kalimin në Merseyside.

Dhe Sport Bild në Gjermani përsëriti se bisedimet u zhvilluan gjatë kohës së Pashkëve me Anglinë dhe Gjermaninë në mbyllje për shkak të pandemisë.

Komento: