Wesley Clark takon Haradinajn dhe Veselin

19:27 | 12 Qershor 2019

Wesley Clark ka takuar Haradinajn e Veselin.

Ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s, Wesley Clark, ka takuar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli.

Clark ka falënderuar Kosovën për aleancën me SHBA-në, ndërsa ka shtuar se pret që shteti kosovar të vendosë standarde të larta të sigurisë e zhvillimit.

“Faleminderit që jeni aleat i jonë në këtë rajon. Llogarisim që Kosova të vendosë standardet e larta të sigurisë dhe zhvillimit në Evropë”, ka thënë ai pas takimit me Veselin.

Haradinaj i ka dhuruar Clarkut një pullë postare me figurën e tij dhe një libër për historinë e Kosovës.

Komento: