Xavi – Barcelona, Laporta i jep detajet e fundit

22:30 | 05 Nëntor 2021

Laporta jep më të rejat rreth Xavit.

Xavi Hernandez do të jetë trajner i ardhshëm i Barcelonës, teksa tani mungon vetëm zyrtarizimi.

Mateu Alemany dhe Rafa Yuste kanë përfunduar me sukses takimin e tyre me drejtuesit e Al Sadd dhe tashmë kanë njoftuar Joan Laporta për marrëveshjen e arritur, raporton Mundo Deportivo.

Ndërkohë, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha se ai së shpejti do të bëhet trajner i Barcelonës.

“Kontrata e Xavit është pranë finalizimit dhe së shpejti ai do të jetë trajneri i ri i Barcelonës”, tha Laporta.

Komento: