Xavi-Barcelona, vjen “bekimi” i Iniestas

15:04 | 07 Nëntor 2021

Xavi-Barcelona, vjen “bekimi” i Iniesta-s: Për një gjë jam i sigurt.

Gjatë një interviste të dhënë për BeIN Sports, Andres Iniesta ka folur për kalimin e Xavi-t në drejtim të Barcelona-s:

“Do të përshtatet menjëherë, kjo është e sigurt. Jo vetëm sepse e njeh klubin, por edhe sepse është i përgatitur për këtë. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Mendoj se është i përgatitur për t’i bërë ballë kësaj sfide”, ka thënë Iniesta.

“Fillimisht i uroj fat të mbarë dhe nuk kam dyshime se gjithçka do të shkojë mirë sepse është i përgatitur për një moment të tillë”.

Komento: