Xavi prezantohet sot në “Camp Nou”, ja sa mijë tifozë pritet të jenë prezent

10:40 | 08 Nëntor 2021

Xavi Hernandez do të prezantohet sot zyrtarisht si trajneri i ri i Barcelonës, në orën 13:00. 41-vjeçari do të kthehet ditën e sotme në “Camp Nou” pas gjashtë vitesh mungesë.

Gjatë prezantimit si trajner i Barçës, në “Camp Nou” priten diku tek 25 mijë spektatorë, sipas “Mundo Deportivo”, që do të mbështesin Xavin në këtë eksperiencë të re.

Aktualisht Barcelona ndodhet në vendin e nëntë në tabelën e klasifikimit, ku ka grumbulluar 17 pikë në 12 ndeshje të luajtura.

Në katër ndeshjet e fundit katalanasit kanë arritur të grumbullojnë vetëm 2 pikë, duke vështirësuar akoma më shumë situatën.

Me ardhjen e trajnerit të ri te Barcelona shpresojnë që të kthehen të krye të tabelës së klasifikimit.

Komento: