Xavi tashmë ka arritur në Barcelonë

23:51 | 06 Nëntor 2021

Xavi ka arritur në Spanjë, ndoqi nga afër Barcelona B në stadiumin ‘Johan Cruyff’.

Trajneri i ri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka arritur gjatë mbrëmjes së sotme (e shtunë) në qytetin katalunas.

Mëngjesit të sotëm, Barcelona konfirmoi Xavin si trajnerin e tyre të ri, pasi gjatë të premtes veçse u arritën marrëveshjes mes të gjitha palëve.

Gjatë ditës, Xavi u përshëndet me të gjithë në klubin e Katarit, Al Sadd dhe u nis me aeroplan drejt Spanjës.

Nuk ka vonuar shumë se legjenda e Barcelonës ka arritur në qytetin katalunas dhe menjëherë i është bashkuar frymës së ekipit.

Xavi është parë në stadiumin “Johan Cruyff” duke ndjekur ekipin e Barcelona B ndaj Sevillas.

Ndryshe, Xavi pritet së shpejti t’i bashkohet ekipit në stërvitje, por debutimi i tij si trajner do të vijë vetëm me 20 tetor, pasi ka dy javë pushim ndërkombëtar.

Trajneri i ri i Barcelonës do të debutojë pikërisht në një ndeshje derbi, pasi luajnë ndaj Espanyolit.

Komento: