Xavi tregon të vërtetën mbi Agueron

14:30 | 21 Nëntor 2021

Xavi Hernandes ka kaluar me sukses premierën e tij si trajner i Barcelonës, teksa katalanasit mposhtën 1-0 në derbi Espanyol. Goli vendimtar u shënua nga Depay në pjesën e dytë me penallti, ndërkohë që blaugranët vuajtën jo pak ritmin e kundërshtarit.

Megjithatë, pas sfidës tekniku 41-vjeçar ka qenë i lumtur me të tijtë, ndërsa thekson se nuk janë të vërteta lajmet se Sergio Agueros do t’i duhet të tërhiqet nga futbolli për shkak të problemeve me zemrën.

“Është e qartë se vuajtëm, ata janë një ekip i mirë dhe i organizuar. Për ne është herët, kemi bërë pak seanca stërvitore, por jam i lumtur për sjelljen e lojtarëve në fushë, për vlerat e ekipit dhe për rezultatin. Në futbollin e sotëm asgjë nuk fitohet lehtësisht.

Mendoj se që tani kemi filluar të luajmë më mirë, do të mësojmë më shumë. Nëse ia nisim me fitore atëherë gjithçka bëhet e lehtë. Jam i lumtur të rikthehem në Camp Nou, kisha gjashtë vite që nuk e ndjeja këtë ambient.

Aguero? Unë kam folur me të një ditë më parë dhe ende nuk ka asgjë të konfirmuar, por mund të them se ajo që ka dalë në media nuk është e vërtetë”, u shpreh Xavi.

Komento: