Xhaka ka arritur marrëveshje me klubin gjerman, në janar largohet nga Arsenal

09:37 | 27 Dhjetor 2019

Granit Xhaka pritet të largohet në janar nga Arsenal.

Lojtari kosovar, mund ta veshë fanellën e Hertha Berlinit brenda pak ditësh…

Agjenti i Granit Xhakës, Jose Noguera, ka konfirmuar se 27-vjeçari do ta vazhdojë pjesën tjetër të sezonit në Bundesliga, te Hertha e Jurgen Klinsmann.

Ai ka deklaruar se për këtë dëshirë të lojtarit janë njoftuar trajneri dhe drejtuesit e klubit, Xhaka dëshiron transferimin si të hapet afati kalimtar i janarit.

Vendimi ka ardhur pas asaj që ndodhi me shqiptarin muaj më parë, ku u vërshëllye në ‘Emirates’ dhe nga stadiumi u largua i zemëruar dhe duke bërë me gjeste kundër tifozëve.

“Do të tregohem i sinqertë – kemi arritur marrëveshje me Herthan dhe do të donim të shkojmë në Berlin”, tha Noguera për Blick, transmeton express.

“Këtë ia kemi thënë numrit një të klubit, Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv, Edu Gaspar – gjithashtu edhe trajnerit, Mikel Arteta”.

Xhaka u transferua te Arsenali në vitin 2016 nga Borussia Mönchengladbach.

Ai deri më tani ka bërë 150 paraqitje me ‘Topçinjtë’, ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar disa asistime.

Komento: