Xhaka – Roma, lajmi më i fundit nga Italia – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Xhaka – Roma, lajmi më i fundit nga Italia

12:41 | 11 Qershor 2021

Granit Xhaka është afër të bëhet lojtar i ri i Romës.

Sipas “Corriere dello Sport”, Granit Xhaka është tashmë afër Romës, transmeton lajmi.

Marrëveshja thuhet te jetë rreth 18 milionë euro për 29 vjeçarin.

Por sa do të përfitojë Xhaka në Romë?

Sipas artikullit, Tiago Pinto ka përfunduar detajet e marrëveshjes me lojtarin. Katër vite kontratë me pagë prej 2.5 milionë eurosh plus bonuset, përafërsisht aq sa merrte tek Arsenali.

Xhaka do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025 në “Stadio Olimpico”.

Në fakt, Xhaka do të jetë në “Stadio Olimpico” në Romë javën e ardhshme për tu ndeshur me Italinë.

Komento: