“Xhansu” ka ndryshuar kaq shumë, ja si duket tani – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

“Xhansu” ka ndryshuar kaq shumë, ja si duket tani

09:55 | 10 Tetor 2019

Ju kujtohet “Xhansu”, ja si duket tani.

Me rolin e saj nga seriali “Fate të Kryqëzuara” ajo ka arritur të mbledhë numër të madh të fansave anë e mbanë botës.

Fjala është për aktoren e njohur turke, Leyla Tanlar, e cila te njihet si “Xhansu”, shkruan rtv21.tv Duke qenë se ka numër të madh të fansave në mbarë botën, Leyla aktive po tregohet në rrjete sociale, ku numëron ndjekës të shumtë. E thjeshtë, mbresëlënëse dhe tejet e bukur, aktorja duket edhe sot, ashtu siç njihet edhe nga roli i “Xhansusë”.

Leyla Tanlar është lindur më 13 dhjetor 1997 në Stamboll. Ajo është diplomuar në Liceo Italiano I.M.I. Ajo po studion “departamentin e mediave dhe arteve pamore” në Universitetin Koc.

Gjithashtu ajo po studion programin “Arkeologjia dhe Arti i Historisë” në Universitetin Koc.
Ajo filloi karrierën e saj në TV duke iu bashkuar kastit të serialit televiziv “Paramparça” me rolin e Cansu. Ajo gjithashtu mori pjesë në punëtoritë e aktrimit të Universitetit të Kalifornisë në Los Angeles (UCLA). Së fundmi, ajo luajti në serialin “Mehmedi Pushtues” me personazhin “Esleme”.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!