
Sveçla iu shkon në vizitë zyrtarëve policorë në Jarinjë.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, sot ka qëndruar në pikën kufitare të Jarinjës dhe stacionin policor në Vllahi për të takuar zyrtarët policorë dhe ata të Doganës.
Ai tha se vendosmëria e tyre për sundim të ligjit është garantim për ruajtjen e paqes.
“Sot vizitova pikën e kalimit kufitar në Jarinje, stacionin e policisë kufitare atje si dhe Stacionin Policor në Koshtovë të Vllahisë ku takova zyrtarët dhe përgjegjësit policorë si dhe zyrtarët e Doganave të Kosovës. Vendosmëria e gjithë zyrtarëve për të garantuar sundimin e ligjit në çdo cep të Republikës dhe për të shërbyer e mbrojtur qytetarët tanë pa dallim, janë garanca për ruajtjen e paqes dhe sigurisë”.