Xhesika Berberi ia sheh ”sherrin” bukurisë, ja me çfarë përballet ajo në Amerikë

12:41 | 03 Qershor 2023

Ja me çfarë përballet Xhesika Berberi në Amerikë.

Xhesika Berberi, e cila jeton prej vitesh në Amerikë, ishte mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin në “Kurthin e Piter Pan”. Gjatë intervistës, modelja ka treguar se të qenurit e bukur nuk e ka ndihmuar në biznes.

Ajo ka shtuar se ka marrë shumë paragjykime pasi njerëzit mendojnë se “kur je e bukur nuk je e aftë për biznes”.

“Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë”, është shprehur Xhesika.

Komento: