Xhuli bën gjest të madh, gatuan pite për iftar personat në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë!

18:38 | 29 Mars 2023

Xhuliana Nura vazhdon të jetë shumë e përfolur edhe pas daljes nga Big Brother VIP Kosova.

Ajo tërë kohën është në qendër të vëmendjes të mediave roze. E vetëdijshme për këtë, Xhuli vazhdon të jetë shumë aktive edhe në rrjetet sociale.

Ajo se fundmi ka bërë një gjetë të mirë, duke përgatitur pite për iftar shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë, përcjell ORAinfo.

Këtë e ka bërë të ditur vet Xhuli, e cila ka publikuar disa imazhe ku shfaqet duke gatuar pite.

“Duke përgatit iftar për shtëpinë e pleqve në Prishtinë”, e ka përshkuar këtë imazh Xhuli.

Kujtojmë që Xhuli ndonëse arriti në finale dhe kishte një mbështetje të madhe nga publiku, nuk arriti ta fitojë çmimin e madh në BBV Kosova.

Përveç debateve të shumta me të gjithë banorët, Xhuli do të mbahet mend edhe për gatimin e piteve të shijshme brenda shtëpisë së BBV. /ORAinfo/

Komento: