Xhuli i bie pishman qe u lidh me Atdheun, ja çka thotë tani!

15:19 | 15 Prill 2023

Njohja me Atdheun brenda “BBVK”, Xhuli habit me deklaratën e saj

Juliana Nura është penduar për njohjen me Atdheun brenda ‘Big Brother VIP Kosova”.

Teksa ishte e ftuar në një intervistë, ajo e quajti gabim njohjen pasi sipas saj, e ka dobësuar lojën brenda shtëpisë.

Ish-banorja pohoi se ende ka simpati për të, por nuk tregoi nëse mes tyre mund të ketë diçka më shumë.

“Nuk ka njeri të pagabuar, të gjithë gabojmë. Nuk është e lehtë të jesh e fortë. Do kisha dashur që atë njohje ta lija jashtë, mendoj se më ka penalizuar”.

Kujtojmë se dyshja nisi një lidhje brenda shtëpisë mirëpo përfundoi shumë shpejt.

Me përfundimin e atij rrugëtimi, dyshja janë ende single, ndaj shpresat se mund të rikthehen bashkë ende janë të larta.

Komento: