Xhuli shkon në mbrëmje të maturës, zgjedh një nga 300 djem kandidatë për t’u bërë shoqëruese

13:49 | 05 Qershor 2023

Banorja Xhuli Nura ishte një pej personazheve më të përfolura të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ajo është kthyer në një prej femrave më të ndjekura në rrjetet sociale, ku ndan me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe aktivitetet profesionale.

Së fundmi, modelja ka treguar se ka përjetuar për herë të parë në jetën e saj një mbrëmje të maturës.

Kjo pasi ajo ka zgjedhur që të jetë shoqëruese e një prej 300 djemve maturantë që kanë qenë kandidatë për ta pasur atë partnere në mbrëmjen e maturës.

Mes 300 kandidatëve, Xhuli përmes një videoje të publikuar në InsatStory, bëri të ditur se fatlumi i përzgjedhur ishte një djalë nga Fushë-Kosova.

“Kam zgjedhur një çun prej 300 çunave që më kanë shkruar. E kam zgjedhur Adhurimin nga Fushë Kosova. U lumtura shumë, jo vetëm ai, por krejt familja e tij”, ka thënë Xhuli në InstaStory.

Dyshja janë dukur tejet elegantë në mesin e shumë çifteve maturantë që parakaluan në mbrëmjen e maturës në Fushë-Kosovë.

Pamje:

Komento: