Xhuli s’po mund ta përballojë ndarjen nga Atdheu, shfaqet duke qarë

10:05 | 06 Shkurt 2023

Xhuli po e vuan ndarjen nga Atdheu, shfaqet duke qarë ndërsa qëndron e vetmuar në mes të borës jashtë në oborr.

Xhuli Nura nuk është duke e përjetuar mirë ndarjen nga Atdheu.

Mbrëmjen e së dielës, ajo u pa duke lotuar gjatë një bisede me të.

Përkatësisht në kuzhinë, bukuroshja drenicase është shfaqur shumë e përlotur përballë Atdheut.

“Kam qenë shumë i lumtur për dy javë, faleminderit për gjithçka”, i ka thënë fillimisht Atdheu-Xhulit.

Më pas e njëjta është larguar dhe është parë teksa qante në disa ambiente të shtëpisë.

Madje në një moment ajo kishte dalë e vetme në oborr, ku mund të shihej duke qëndruar e mërzitur në mes të dëborës.

Dyshja përndryshe vendosën t’i japin fund lidhjes së tyre mbrëmjen e së premtes pas disa mosmarrëveshjeve me njëri-tjetrin.

Komento: