Xhuli thotë se ky banor është ‘piuni’ më i madh i Stresit në shtëpi

11:38 | 01 Shkurt 2023

Sipas Julianës ky banor është ‘piuni’ më i madh i Stresit në shtëpi.

Gjatë një bisede të gjatë në mes të Mbresës dhe Xhulit, dyshja kanë folur për shumë prej konkurrentëve të tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

E kur radha erdhi tek Andi, Xhuli e ka quajtur atë “piunin më të madh të Stresit”.

“Me Andin nuk kam as ‘mirëmëngjesi’ e as ‘natën e mirë’ dhe ai është piuni më i madh i Stresit. Edhe më herët, krejt çka ka dëgjuar jashtë, veç kur erdhi brenda dhe i tregoi në vesh, dhe e dita që ishin duke folur për buxhet. Por, ai aq ka kapacitet”, ka thënë Xhuli pos tjerash.

Me mendimin e Xhulit është pajtuar edhe Mbresa.

Komento: