Xhuli tregohet e sinqert, tregon sa herë ka qenë e dashuruar

09:37 | 27 Mars 2023

Xhuli: Veç një herë në jetë kam qenë e dashuruar.

Modelja e njohur, Xhuli, ka qenë e ftuar këtë javë në njërën nga kronikat e emisionit “Prive”.

Ajo i është përgjigjur 50 pyetjeve që lidhen me jetën e saj private, njëra ndër to kishte të bënte me dashurinë, ku bukuroshja nga Drenica u pyet se sa herë në jetë ka qenë e dashuruar.

Ajo u tregua e sinqertë duke thënë: “Vetëm një herë në kam qenë e dashuruar dhe e kam treguar këtë, dhe shpresoj të dashurohem përsëri”.

Xhuli nuk la të kuptohet se për kë bëhet fjalë, megjithatë gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Kosova, ajo krijoi një lidhje të shkurtër me influencuesin nga Gjakova, Atdhe Xharavina.

Bukuroshja Nura u shqua si një nga konkurrentet më të forta të BBVK 1, ku arriti deri në finalen e madhe – në të cilën përfundoi e treta në rezultatin final.

Komento: