Yll i Bayern Munchen po kërkohet nga Top-skuadrat

23:02 | 26 Dhjetor 2021

Duke luajtur për Bayern Munich që nga viti 2017/18, mesfushori qendror francez 27-vjeçar, Corentin Tolisso, sipas lajmeve të fundit spanjolle, është shënjestruar nga gjigantët me bazë në Madrid, si Atletico dhe Real, si dhe nga Barcelona FC.

Ai ka një marrëveshje me titanët e Bundesligës deri në qershor të vitit 2022,e ish-playmaker-i i Lyon-it madje mund të largohet nga klubi gjerman, përcjell ORAinfo.

Përafërsisht me vlerë 18 milionë euro për momentin, Tolisso ndiqet edhe nga Inter Milan, AS Roma, Liverpool dhe Tottenham./ORAinfo/

Komento: