Ylli gjerman i fut në garë Bayernin dhe Leipzigin

21:54 | 23 Dhjetor 2019

Ylli gjerman i ka futur në garë Bayernin dhe Leipzigin.

Bayern Munich dhe RB Leipzig janë futur në një garë të ashpër, jashtë fushave të blerta.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sport Germany’, bavarezët dhe Leipzig janë të interesuar për nënshkrimin e Benjamin Henrichs.

Henrich është 22 vjeçar dhe luante me Leverkusen deri në verën e vitit 2018, para se të kalonte tek Monaco.

Lojtari ka prejardhje gjermane, por ai nuk ka regjistruar asnjë paraqitje me kombëtaren e Gjermanisë, që nga viti 2017.

Thuhet se nuk ka pasur negociata konkrete me Bayern, kurse Leipzig nuk janë gati të pajtohen për çmimin që kërkon Monaco.

Henrichs preferon të kalojë tek Leipzig, pasi dëshiron të bashkohet me trajnerin Julian Nagelsmann.

Komento: