Ylli i Bayerin arrin marrëveshje me Real Madridin

15:39 | 29 Prill 2021

Alaba arrin marrëveshje me Real Madridin.

David Alaba ka gjetur klubin e ri. Mbrojtësi i Bayern Munchen ka arritur marrëveshje me skuadrën e Real Madridit.

Gazetari Fabrizio Romano përmes rrjeteve sociale njofton publikun se lojtari austriak do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në fund të këtij sezoni me parametra zero.

Alaba po kërkohet nga shumë klube europiane, por Real Madridi tashmë e ka siguruar mbrojtësin anësor.

28-vjeçari te Bayerni luan që nga viti 2009. Ai ka bërë afro 300 paraqitje dhe ka shënuar 25 gola.

Komento: