Ylli i Chelseas lë pas frikën për COVID-19, rikthehet në stërvitje

16:55 | 09 Qershor 2020

Kante rikthehet në stërvitje të Chelsea.

Chelseas i është dhënë një shtytje e madhe para rifillimit të sezonit, me N’Golo Kanten që është rikthyer në stërvitje të plotë me skuadrën.

Kante kishte qenë në mesin e lojtarëve me të zëshëm për shëndetin e futbollistëve për vendimin për rikthim në stërvitje në mes të pandemisë, duke zgjedhur personalisht që të mos stërvitet.

Sidoqoftë, duket se frika e mesfushorit ka kaluar, teksa ai është stërvitur me shokët të martën.

Kishte frikë se mesfushori mund të humbas rifillimin e Premierligën, shkaku i mungesës në stërvitje.

Teksa kthimi i Kante është një lajm i mrekullueshëm për Frank Lampard, ka raporte se Chelsea është në kërkim të një blerësi për fituesin e Kupës së Botës me Francën.

Komento: