Ylli i futbollit pozitiv me koronavirus, preku të gjithë me rrëfimin e tij

20:36 | 16 Mars 2020

Koronavirusi është përhapur në tërë botën, e ka prekur edhe shumë lojtar të njohur.

Rugani ndihet mirë pasi doli pozitiv me koronavirus.

Duket se vet-izolimi pasi doli pozitiv me koronavirus po sjell efekt.

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, futbollisti i parë i prekur me koronavirus, tha se ndihet mirë pas disa ditësh në karantinë.

“Jam mirë, jam me të vërtetë mirë. Nuk i kam pasur simptomat që keni lexuar në lajme”, u shpreh ai.

“Unë pata fatin edhe pse ishte një goditje e fortë, sepse isha i pari në mjedisin tonë që e mora. Shpresoj se do të shërbejë për të rritur ndërgjegjësimin”.

“Jam mirë, së bashku do ta tejkalojmë këtë situatë”.

I pyetur se si po i kalon këto ditë në karantinë, ai tha se po e shfrytëzon në maksimum për të shikuar filma.

Komento: