Ylli i Juventusit i thotë ‘JO’ Mancchester Unitedit

13:33 | 10 Janar 2020

Emre Can ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit.

‘Djajtë e kuq’ nga ‘Old Trafford’ po konsideronin një lëvizje për mesfushorin e kombëtares së Gjermanisë, në merkaton e janarit.

Juventus ishin gati të shisnin kartonin e Can për një shumë që do të prekte 25 milionë euro, dhe United ishte gati të paguante këtë shifër.

‘Mirror’ shkruan se lojtari ka refuzuar në fund që t’i bashkohet skuadrës së Manchester United, transmeton lajmi.

Arsyeja për refuzimin mund të jetë nxitur edhe nga fakti që lojtari ishte dikur pjesë e skuadrës së Liverpool.

Can nuk ka kaluar momentet më të mira të mundshme me Juventus, ku nën urdhrat e Maurizio Sarri nuk po gjen minutazhin e duhur.

Komento: