Ylli i Liverpool lë prapa Ronaldon

21:25 | 20 Shtator 2020

Mane e lë prapa Ronaldon.

Sadio Mane 86, Ronaldo 84 – sulmuesi i ‘Redsave’ lë pas legjendën e ‘Djajve të Kuq’

Me dy golat që shënoi në derbi kundër Chelseat, Sadio Mane ka shkuar në kuotën e 86 realizimeve në Premierligë në 196 ndeshje.

Ai kështu la prapa Cristiano Ronaldon, që me Manchester Unitedin po ashtu në 196 paraqitje, kishte shënuar 84 gola.

Mane ka qenë fantastik që kur u transferua te Liverpool në vitin 2016 nga Southampton.

Prej këtyre 86 golave, 65 i ka shënuar me fanellën e Liverpoolit, 21 me atë të Southampton.

Komento: