Ylli i Liverpoolit bëhet me skuadër të re – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Liverpoolit bëhet me skuadër të re

19:24 | 28 Shtator 2020

Ylli i skuadrës së Liverpoolit tashmë është bërë me skuadër të re.

Portieri i Liverpool, Loris Karius ka finalizuar kalimin në skuadrën e Bundesligës Union Berlin si huazim për një sezon.

27-vjeçari gjerman përfundoi huazimin te Besiktas në maj kur ishte afër fundit të një periudhe dy-vjeçare me skuadrën turke.

Karius, i cili u bashkua me Liverpool për 4.7 milionë euro nga Mainz në 2016, për herë të fundit luajti për Liverpool në humbjen kundër Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve 2018.

Union Berlin përfundoi i 11-ti në Bundesligë sezonin e kaluar.

Komento: