Ylli i Lyon rezulton pozitiv me koronavirus

20:37 | 28 Gusht 2020

Houssem Aouar rezulton pozitiv me COVID-19.

Njëri ndër lojtarët më të mirë të këtij sezoni në Ligën e Kampionëve ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Lyonit, Houssem Aouar i cili pak minuta më parë ka njoftuar se ka dal pozitiv në testin për koronavirus.

Ai do të mungojë në ndeshjen që sot Lyoni e luan ndaj Dijonit ndërkohë do të largohet edhe nga lista e kombëtares Franceze për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Aouar shkëlqeu me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve ku arritën deri në gjysmëfinale duke eliminuar Juventusin e Cristiano Ronaldos dhe Manchester Cityn e Pep Guardioles.

Kohëve të fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të tij në Arsenal apo Juventus.

Komento: