Ylli i madh e do largimin nga Chelsea

11:02 | 21 Nëntor 2021

Mount i shqetësuar me statusin e tij te Chelsea, mendon largimin befasues.

Mason Mount është i shqetësuar te Chelsea dhe i zhgënjyer me statusin e tij të kontratës, për këtë po mendon edhe largimin nga Stamford Bridge.

Sipas mediumit The Daily Start, Mount është ‘i frustruar’ dhe po ndihet i ‘nënvlerësuar’ te Chelsea për shkak të trajtimit të tij në krahasim me yjet e tjerë të profilit të lartë në klub.

Mesfushori, i cili ka qenë në Stamford Bridge që kur ishte vetëm gjashtë vjeç, beson se ai ende po trajtohet si një lojtar i ekipit të të rinjve në krahasim me yjet e paguar shumë në klub vitet e fundit.

Dhe nëse çështjet e mesfushorit anglez nuk mund të zgjidhen, atëherë në fund ai do të ishte i përgatitur të largohej.

“Mason është një djalosh i mirë dhe është i popullarizuar me ekipin. Por ai nuk ndihet më i vlerësuar”, ka thënë një burim i afërt me lojtarin.

“Ai ka qenë në Chelsea që kur ishte një djalë i vogël, por pavarësisht se ka kaluar në akademinë, ai nuk ndihet sikur merr të njëjtin trajtim apo njohje si lojtarët e blerë për para të mëdha”, përfundoi burimi i afërt i Mount.

Kontrata e tij aktuale, me vlerë 75 mijë funte në javë, e bën atë një nga fituesit më të vogël te Chelsea, me raportet se një marrëveshje e re do ta shihte atë të dyfishonte pagën e tij javore.

Komento: