Ylli i madh i Milanit nuk duron më, kthehet në klubin ku u rrit

16:59 | 05 Janar 2020

Gian Piero Gasperini ëndërron rikthimin e Mattia Caldara në Atalanta.

Ajo që dukej të ishte vetëm një ide disa javë më parë, tani po bëhet një ide konkrete për ekipin e Bergamos, përcjell ORAinfo.

Në nevojë për një zëvendësim për Simon Kjaer dhe Roger Ibañez, ata kanë identifikuar yllin e Milanit.

Caldara, nga ana e tij, nuk do t’i thoshte jo kthimit në Atalanta, megjithëse me kredi deri në fund të sezonit.

Mbrojtësi ka akoma klubin në zemrën e tij dhe gjithashtu i duhet kohë e vazhdueshme e lojës për tu rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i tij i rëndë./ORAinfo/

Komento: