Ylli i madh po largohet nga Barcelona, po kalon tek Interi

22:02 | 26 Dhjetor 2019

Interi duket se po e merr yllin e Barcelonës.

Arturo Vidal mund të largohet nga Barcelona qysh në muajin janar.

Ylli i Barcelonës, Vidal, lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ tash e disa muaj.

‘El Chiringuito’ shkruan se Vidal mund të largohet nga Barcelona, për t’iu bashkuar Interit të Antonio Conte.

Një marrëveshje për kilianin ka mbetur peng i 8 milionë eurove, thuhet në raportimin e mediumit spanjoll.

Ka 8 milionë diferencë nga oferta e Inter dhe nga shifra që kërkon skuadra e Barcelonës.

Inter kanë ofruar 12 milionë për Vidal, kurse Barcelona nuk pranon asgjë nën 20 milionë euro.

Komento: