Ylli i madh po largohet nga Barcelona, preferon Manchester Cityn para Juventus

20:16 | 15 Maj 2020

Skuadra e Barcelonës do të përballet me largimin e një lojtari.

Semedo pritet t’i jap fund aventurës së tij te Barcelona.

Mbrojtësi portugez po lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’ tash e disa kohë.

Lojtari është përmendur si mundësi këmbimi për emra si Lautaro Martinez, por edhe në shkëmbime të mundshme me Juventus.

Megjithatë, ‘Mundo Deportivo’ shkruan se Semedo preferon një kalim te Manchester City.

Lojtari nuk dëshiron të jetë pjesë e skuadrës së Juventus, përkundër se ‘Zonja e vjetër’ e pëlqen shumë lojtarin.

Semedo nënshkroi kontratë të re me Barcelonën gjatë këtij viti. Kontrata e tij vlen deri në vitin 2025.

Mbetet të shihet nëse katalanët do të vendosin ta mbajnë më gjatë në ‘Camp Nou’, ose nëse do të heqin dorë nga kartoni i tij.

Komento: