Ylli i madh po largohet nga Bayern Munich?

23:48 | 23 Mars 2020

Duket se skuadra e Bayern Munichut do të përballet me një largim.

Pas 11 sezoneve me fanellën e Bayern Munich, David Alaba pritet të largohet nga skuadra.

Gazetari i të përditshmes gjermane, ‘Bild’, shkruan se gjasat janë reale që Alaba të largohet nga Bayern.

Emri i austriakut lidhet ngushtë me një kalim të mundshëm te Real Madrid, gjatë merkatos së verës.

Në kërkim të lojtarit ka qenë edhe skuadra tjetër e madhe nga Spanja, Barcelona.

Alaba është në sezonin e 11-të me skuadrën A të Bayern, dhe duket se tashmë është në kërkim të një aventure të re.

Komento: