Ylli i madh po largohet nga Real Madrid, e kërkon kjo skuadër

11:03 | 05 Janar 2020

James Rodriguez duket se i ka ditët e numëruara tek Real Madrid.

Everton janë të vendosur që të transferojnë yllin kolumbian të Real Madrid, James Rodriguez, në merkaton e janarit.

Skuadra nga ‘Goodison Park’ po mendon që të afrojë Rodriguez nga Real Madrid, në formë huazimi, bën të ditur ‘Mirror’, transmeton lajmi.

Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti, shpreson të jetë i gatshëm që të bëjë këtë lëvizje të madhe në merkato.

28 vjeçari kolumbian është kthyer këtë sezon nga huazimi tek Bayern, por nuk ka qenë në mesin e të preferuarve në ‘Santiago Bernabeu’.

Kujtojmë se lojtari ka pasur kohë të mira me Real Madrid, ku Carlo Ancelotti ishte në krye të skuadrës.

Komento: