Ylli i madh refuzon Chelsean, do të nënshkruajë me këtë skuadër

20:36 | 05 Qershor 2020

Mësohet se lojtari i njohur e ka refuzuar skuadrën e Chelseas.

Duket se Dries Mertens ka ndryshuar mendje.

Ylli belg i Napoli, nuk do të largohet nga skuadra e tij gjatë merkatos së verës, përkundër shumë zërave që e shihnin larg ‘San Paolo’.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Mertens ka refuzuar mundësinë e kalimit te Chelsea.

Lojtari do të nënshkruajë kontratën e re me Napoli, dhe kjo pritet të ndodhë gjatë javës tjetër.

Mertens ishte në mesin e lojtarëve më të përfolur së fundmi, me emrin e tij që lidhej edhe me Inter.

Komento: