Ylli i madh refuzon rinovimin e kontratës me Tottenham

18:44 | 31 Mars 2020

Jan Vertonghen e refuzon ofertën e Tottenhamit

“Spurs” i ofruan kontratë të re njëvjeçare futbollistit belg, i cili po i kalon muajt e fundit të kontratës

Jan Vertonghen nuk ka arritur marrëveshje me Tottenhamin për vazhdimin e kontratës.

Sipas “Football Insider”, nënkampioni aktual evropian ia ka ofruar një kontratë të re mbrojtësit belg, përcjell Express.

Lojtari do të jetë i lirë gjatë verës pasi do t’i skadojë kontrata, ndërsa “Spurs” ia ofruan atij një kontratë njëvjeçare.

Vertonghen kërkoi kontratë afatgjate, gjë e cila nuk u përfill nga Tottenhami.

Prandaj, përfaqësuesi belg do të largohet nga Londra në muajin qershor, derisa interesim për të kanë shfaqur Interi dhe Ajaxi.

Komento: