Ylli i madh vetëm një hap larg rinovimit të Milanit

19:58 | 11 Janar 2021

Lojtari i njohur një hap larg rinovimit me AC Milanin.

Sulmuesi i AC Milanit, Hakan Çalhanoglu ka postuar një foto me numrin 10 në fanellë duke shtuar spekulimet se do rinovojë kontratën.

Turkut i skadon kontrata në qershorin e vitit 2021 dhe mund të diskutojë me klubet e tjera duke nisur nga ky muaj, por gjiganti italian është duke provuar të sigurojë kontratën e re.

Çalhanoglu që disa javë është duke negociuar me Milanin dhe ai ka postuar një foto në Instagram që bën të ditur se marrëveshja është afër.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe dy klubet e mëdha angleze, Manchester United dhe Chelsea.

Drejtori sportiv, Paolo Maldini thuhet se ka ofruar rreth 3.5 milionë euro për sezon, derisa kërkesa e Çalhanoglut është 5 milionë euro dhe në 48 orët e ardhshme dy palët do takohen që të diskutojnë për arritjen e marrëveshjes.

Komento: