Ylli i Manchester Cityt do të qëndrojë në burg

22:20 | 27 Gusht 2021

Mendy del para gjykatës, mbetet në burg të paktën deri më 11 shtator.

Ashtu siç ishte paralajmëruar, mbrojtësi francez i Manchester City-t, Benjamin Mendy doli sot para një gjykate në Angli, ku dha versionin e tij në lidhje me katër akuzat për përdhunim që janë ngritur ndaj tij pak ditë më parë.

Si♪5 bëjnë me dije mediat angleze, gjykata që mori në pyetje 27-vjeçarin paraditen e sotme, vendosi t’ia delegojë çështjen një gjykate më të ulët dhe seanca e radhës e Mendy do të mbahet më 11 shtator.

Avokatët e mbrojtësit kërkuan që ai të hetohej në gjendje të lirë, por gjykata nuk ishte e këtij mendimi dhe Mendy do të duhet të qëndrojë në ambientet e paraburgimit në Liverpool, të paktën deri më 11 shtator.

Ndaj mbrojtësit janë ngritur 4 akuza përdhunimi, për ngjarje që pretendohet të kenë ndodhur mes tetorit të vitit të kaluar dhe gushtit të këtij viti, ndërsa Manchester City e ka pezulluar futbollistin pa afat, në pritje të vendimit të gjykatës.

Komento: