Ylli i Manchester Unitedit merr vendimin për të ardhmen e tij – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ylli i Manchester Unitedit merr vendimin për të ardhmen e tij

20:16 | 01 Janar 2019

Marcus Rashford ka marrë vendimin për të ardhmen e tij, lojtari dëshiron t’i qëndrojë besnik Manchester United.

Sulmuesi anglez, i cili ka debutuar te Manchester United në futbollin profesionist, kohëve të fundit ka qenë pjesë e shumë spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Në Spanjë është raportuar shumë se Real Madrid mund të jetë ‘shtëpia e re’ e Rashford, për të zëvendësuar Karim Benzeman, që mund të largohet në drejtim të Arsenalit.

Por, 21 vjeçari tashmë ka ndarë mendjen, duke dëshiruar të qëndrojë te Manchester United, pas ardhjes në krye të skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer.

Me Solskajer trajner, Manchester United ka regjistruar tri fitore në po kaq ndeshje.

Komento: