Ylli i Milanit largohet nga klubi, arrin marrëveshje me Fenerbahce

19:23 | 07 Janar 2020

Ricardo Rodriguez i ka ditët e numëruara tek Milan.

Mbrojtësi i krahut të majtë, me shumë gjasë do të largohet nga ‘San Siro’, gjatë merkatos së janarit.

Gazetari italian, Nicolo Schira, raporton se Rodriguez ka arritur marrëveshje me skuadrën e Fenerbahce, transmeton lajmi.

Lojtari i kombëtares së Zvicrës ka pranuar ofertën e gjigantit turk, por tashmë duhet që të dakordohen edhe skuadrat.

Fenerbahce ka ofruar huazim për lojtarin, por skuadra e Milan dëshiron shitjen permanente të kartonit.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet marrëveshja edhe Rodriguez të bëhet shok skuadre me Vedat Muriqin.

Komento: