Ylli i Milanit me koronavirus, vjen lajmi i fundit për gjendjen e tij shëndetësore

22:41 | 03 Prill 2020

Koronavirusi ka prekur një numër të madh personash në mbarë botën.

Maldini JR ka dhënë lajme të mira për tifozët e Milan.

Djali i ikonës së Milan (Paolo Maldini), Daniel Maldini JR, ka dhënë të rejat mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Lojtari ka bërë të ditur se tashmë ka kaluar koronavirusin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Jam mirë, nuk kam më simptoma dhe kam rifilluar stërvitjet individuale”, ka thënë Maldini JR.

Daniel konfirmohej me Covid19 javë më parë, së bashku me babain e tij, Paolo.

Komento: