Ylli i Milanit po transferohet në Turqi

23:11 | 15 Janar 2020

Burime të shumta në Itali pretendojnë se mbrojtësi i Milanit, Ricardo Rodriguez ka zgjedhur Fenerbahce e jo PSV Eindhoven.

Zvicerani kishte dy oferta gati identike në tryezë, një kredi me detyrim për të blerë në fund të sezonit për 5-6 milion €, përcjell ORAinfo.

Ai pritej të merrte vendimin e tij nesër në mëngjes, por Sky Sport Italia dhe të tjerët janë të gjithë të sigurt se mendja e tij është e qartë.

Rodriguez është vendosur të largohet nga Milano për një kapitull të ri në karrierën e tij në Turqi me Fenerbahce dhe mund të ketë testet mjekësore brenda 48 orëve./ORAinfo/

Komento: