Ylli i rivalit nga Serie A po i bashkohet Milanit – padyshim se do jetë transferim ‘bombë’

18:30 | 15 Maj 2021

Lorenzo Insigne ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Sulmuesi i Napolit mund të largohet në fund të sezonit pasi nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Kontrata aktuale e 29-vjeçarit skadon në vitin 2022.

Interesim për italianin ka shprehur Milani, që po synon ta bindë të transferohet në “San Siro”.

Napoli për ta liruar lojtarin po kërkon rreth 50 milionë euro.

Insigne këtë edicion ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 11 asistime.

Komento: