Ylli i Valencia që doli pozitiv me koronavirus: Ja si po i kalojë këto ditë

21:34 | 15 Mars 2020

Ylli i Valencia që doli pozitiv me koronavirus: Nuk kam simptoma.

Më herët janë regjistruar rastet e para me koronavirus në La Liga.

Skuadra e Valencia ka njoftuar se pesë anëtarë të skuadrës së saj kanë rezultuar pozitiv në testet e Covid-19.

Nga këta pesë anëtarë, tre janë lojtarë të skuadrës A, kurse dy janë nga stafi teknik.

Ezequiel Garay, Eliaquim Mangala dhe Jose Luis Gaya janë tre të prekurit nga ky virus, transmeton lajmi.

Ish-ylli i Manchester Cityt, Mangala ka reaguar pak më parë përmes rrjetit social Instagram, duke pranuar se është infektuar nga ky virus.

Por ai ka shkruar se nuk ka ndjerë dhe as nuk ndjen ende simptoma të koronavirusit.

Kujtojmë se kjo pandemi nuk shfaqet menjëherë, dhe simptomat e para vijnë pas pesë ose më shumë ditësh.

Komento: