Ylli i Wolves te Barcelona?

20:54 | 01 Gusht 2021

Mendes e ofron yllin e Wolves te Barcelona.

Sulmuesi i Wolves, Rafa Mir që ishte huazim te Huesca edicionin e kaluar, realizoi het-trik në gjysmëfinale me Spanjën në Lojërat Olimpike.

Reputacioni i Mir ka filluar të rritet që nga viti i kaluar, në fakt aq shumë, sa agjenti Jorge Mendes, e ka ofruar te Barcelona, transmeton lajmi.net.

Sipas Sport, oferta e parë ishte para disa muajve, që Barcelona e refuzoi.

Por, tani që ka gjetur formën e duhur, katalunasit janë duke e konsideruar si pasues adekuat pasi të largohen Martin Braithwaite dhe Rey Manaj.

Mirë dëshiron të rikthehet në La Liga, ku shënoi 13 gola në edicionin e kaluar dhe tre të tjerë në Kupën e Mbretit.

Wolves gjithashtu janë të hapur për të bëjnë biznes për 24-vjeçarin që i skadon kontrata në vitin 2022, ose të bëjnë ndonjë shkëmbim.

Komento: